Zbritje 40% në Paketën Vendore
Postoni në Instagram Story, na bëni tag @thirrkarrotrec, dhe përfitoni abonim vjetor karrotreci për vetëm 1,799 Lekë në vend të 2,999 Lekë.
Deri në përfundim të promocionit
5 hapa të thjeshtë për 40% zbritje.
Ndiqni hapat më poshtë dhe brenda pak minutash keni abonimin tuaj me zbritje.
Shkarko aplikacionin
Instaloni aplikacionin Thirr Karrotrec në celularin tuaj (Android ose iPhone) dhe krijoni një llogari.
Faqja e shkarkimit →Post në Instagram Story
Bëni një post në Instagram Story që promovon shërbimin tonë dhe na bëni tag @thirrkarrotrec. Story mund të përmbajë screenshot të aplikacionit ose faqes.
Dërgoni DM me email-in tuaj
Në momentin që na bëni tag, na dërgoni në private message në Instagram email-in me të cilin jeni regjistruar në aplikacion. Kjo na lejon të verifikojmë llogarinë tuaj.
Paguani me kartë ose cash
Pas verifikimit, do të merrni linkun për të kryer pagesën me kartë ose të koordinoni pagesën në cash. Çmimi me zbritje: vetëm 1,799 Lekë.
Abonimi juaj aktivizohet!
Pas pagesës dhe verifikimit të fotos/videos së automjetit në gjendje pune (brenda 48 orëve), abonimi vjetor Paketa Vendore aktivizohet automatikisht. Vlefshmëri 365 ditë.
Mbulim i plotë për një vit të tërë.
Transport i automjetit tuaj drejt servisit ose destinacionit të zgjedhur.
Pa limit distance — nga Shkodra deri në Sarandë.
Ditë, natë, festa — ne jemi gjithmonë të gatshëm.
Nga momenti i aktivizimit të abonimit në sistem.
Rregullat e promocionit
Për të garantuar transparencë, kushtet e promocionit janë të qarta dhe të thjeshta:
- Periudha e vlefshme: promocioni vlen nga 10 Gusht 2026 deri më 10 Shtator 2026 (30 ditë).
- Paketa e aplikueshme: zbritja 40% aplikohet vetëm në Paketën Vendore (2,999 Lekë → 1,799 Lekë). Nuk aplikohet për paketat Ladies First ose Family.
- Instagram tag: postimi duhet të bëhet në Instagram Story me tag @thirrkarrotrec. Postimet në feed apo Reels nuk kualifikohen (por janë të mirëpritura!).
- Verifikimi: pas postimit, duhet të dërgoni Direct Message (DM) në @thirrkarrotrec me email-in me të cilin jeni regjistruar në aplikacion.
- Regjistrimi paraprak: duhet të keni instaluar aplikacionin dhe krijuar llogari përpara se të kërkoni zbritjen.
- Pagesa: çmimi me zbritje mund të paguhet me kartë (Visa/Mastercard) ose në cash pas konfirmimit të operatorit.
- Aktivizimi: pas pagesës, abonimi aktivizohet brenda 48 orëve pas verifikimit të fotos/videos së automjetit në gjendje pune (procedura standarde).
- Vlefshmëria e abonimit: 365 ditë nga aktivizimi në sistem.
- Automjeti dhe targa: paketa vlen për një automjet + një targë të regjistruar. Nuk transferohet te automjete të tjera.
- Një herë për klient: një person mund të përfitojë promocionin vetëm një herë. Zbritje të përsëritura nga i njëjti llogari nuk pranohen.
- Story publike: Instagram Story juaj duhet të jetë publik ose e dukshme për ekipin tonë (jo llogari private pa follow-back).
- E drejta e refuzimit: operatori rezervon të drejtën të refuzojë zbritjen në rast të suspicjonit të keqpërdorimit ose informacionit të pasaktë.
Pyetje të shpeshta.
Sa shpejt merret vesh zbritja pas postimit?
A funksionon nëse llogaria ime Instagram është private?
A mund të përfitojë familja ime nga i njëjti promocion?
Cka ndodh nëse harroj të bëj tag?
A vazhdon promocioni pas 10 shtatorit?
A mund të aplikoj zbritjen për një abonim ekzistues?
Ndiq hapin 1: Shkarko aplikacionin tani
Sa më shpejt filloni, aq më shpejt përfitoni zbritjen 40%.